BE i përgjigjet strategjisë së re të sigurisë së Donald Trump: “Paqja është përgjegjësi e përbashkët, jo vetëm e SHBA-së”

Data

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht ndaj strategjisë së re të sigurisë së presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se edhe Evropa ka rol thelbësor në garantimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Burime nga Brukseli thonë se BE mirëpret faktin që dokumenti strategjik i Shteteve të Bashkuara i jep prioritet përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, por paralelisht nënvizohet se përgjegjësia për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme është e përbashkët.

“Evropa dhe SHBA ndajnë përgjegjësinë për paqen”

Sipas burimeve diplomatike të BE-së:

“Evropa mbetet strategjikisht dhe kulturalisht jetike për Shtetet e Bashkuara. Tregtia transatlantike është një shtyllë kryesore e ekonomisë globale dhe e prosperitetit amerikan.”

BE thekson se përderisa SHBA ka rol kyç në mbrojtjen e kontinentit, Evropa po rrit ndjeshëm kontributin e saj në fushën e mbrojtjes.

BE rrit investimet ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes

Brukseli nënvizon se Evropa ka hyrë në një fazë të re forcimi strategjik:

  • po rrit ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse,
  • po investon në bazën industriale të mbrojtjes,
  • dhe po zhvillon përpjekje të koordinuara për të qenë më e pavarur dhe më e fortë brenda NATO-s.

Këtyre zhvillimeve u shtohet edhe paketa e madhe financiare:

“Kjo është arsyeja pse Komisioni krijoi kushtet për një paketë shtesë investimi prej 800 miliardë eurosh në mars 2025.”

Përplasjet me Elon Musk dhe gjoba ndaj “X”

Në reagim, BE komentoi edhe situatën e fundit me platformën “X”, e cila u gjobit me 120 milionë euro pas një hetimi dyvjeçar mbi shkeljet e Aktit të Shërbimeve Digjitale. Në përgjigje të sulmeve të Elon Musk ndaj Brukselit, burimet e BE-së ishin të prerë:

“Vendimet që lidhen me Bashkimin Europian merren nga Bashkimi Europian, për Bashkimin Europian.”

BE thekson se autonomia rregullatore e unionit, mbrojtja e lirisë së fjalës dhe respektimi i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla nuk negociohen me askënd — as me kompanitë teknologjike, as me figurat e fuqishme të Silicon Valley.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related