Blushi pas votimit për Ballukun: “82 bomba kundër Shqipërisë”, precedent i rrezikshëm për demokracinë

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi e cilësoi votimin e mazhorancës si një goditje të rëndë ndaj shtetit të së drejtës dhe demokracisë në vend.

“82 vota? Jo. Sot në Parlament shpërthyen 82 bomba kundër Shqipërisë, kundër drejtësisë dhe kundër integrimit europian”, shkroi ai.

Sipas tij, i njëjti parlament që miraton ligje më të ashpra për qytetarët e zakonshëm, ngriti kartonët për të mbrojtur, sipas tij, korrupsionin në qeveri.

Blushi shtoi se vendimi nuk është vetëm një votë parlamentare, por një sulm ndaj parimit se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Ai theksoi se mbrojtja e korrupsionit përmes votës në Kuvend përbën një akt të rëndë politik dhe moral, duke paralajmëruar se ky vendim krijon një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related