Arrestohen dy shqiptarë në Calais teksa tentonin të hynin në Mbretëria e Bashkuar me kamion, dyshime për lidhje me botën e krimit

Data

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet në Calais, pasi u kapën duke tentuar të futeshin ilegalisht në Mbretëria e Bashkuar të fshehur në një kamion.

Sipas raportimeve të mediave britanike, ngjarja ka ndodhur teksa kamioni po përgatitej të hipte në një traget drejt Britanisë. Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar edhe një armë zjarri me silenciator, të cilën dyshohet se e mbante njëri prej të arrestuarve.

Burime të cituara nga media britanike Daily Mail kanë ngritur dyshime se dy shqiptarët mund të kenë lidhje me grupe kriminale dhe se synonin të takonin persona të botës së krimit shqiptar në Britani.

Rasti ka rikthyer vëmendjen mbi emigracionin ilegal përmes Kanalit të La Manshit, një rrugë që në vitin 2022 shënoi një rritje të ndjeshme të hyrjeve të shqiptarëve në Britani, me mbi 17 mijë aplikime për azil.

Megjithatë, sipas të dhënave të fundit, kjo shifër ka pësuar një rënie të ndjeshme deri në vitin 2024, duke zbritur në më pak se 3 mijë raste, çka tregon një ulje të fluksit të emigrantëve shqiptarë në këtë rrugë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related