“Bankers”/ Nis seanca në Apel, CEO kinez dhe ish-drejtori kërkojnë ndryshim mase sigurie

Data

Në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë po zhvillohet seanca për shqyrtimin e masave të sigurisë të të arrestuarve në çështjen e evazionit fiskal ndaj kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”.

Personat e arrestuar kanë apeluar masat e sigurisë që ishin vendosur nga Gjykata e Fierit më 5 korrik.

Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, shtetasi kinez Hong Ping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo kanë masë sigurie “arrest në burg”. Pesë persona të tjerë ndodhen në arrest shtëpie, ndërsa 3 të tjerë janë në detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë vendit.

Seanca ka nisur paradite dhe pritet të zgjasë për shkak të numrit të madh të të arrestuarve që kanë apeluar masat.

Të pandehurit mohojnë lidhjen me akuzat dhe kërkojnë rishikimin e masave të sigurisë në forma më të lehta

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related