Lajm i trishtë për futbollin anglez, ndërron jetë në aksident automobilistik sulmuesi 21-vjeçar

Data

Bota e futbollit në Angli është tronditur nga një lajm i rëndë, pasi futbollisti i ri dhe i talentuar Ethan McLeod ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik me makinë.

21-vjeçari, i cili ishte pjesë e skuadrës Macclesfield FC, po kthehej drejt shtëpisë pas ndeshjes kundër Bedford Town, kur u përfshi në një përplasje fatale në autostradë. Për fat të keq, McLeod humbi jetën menjëherë në vendngjarje, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente.

Lajmi i dhimbshëm u konfirmua zyrtarisht nga klubi i Macclesfield, i cili reagoi me një mesazh prekës në nder të sulmuesit të tyre.

“Me zemër të thyer dhe një ndjenjë të thellë tronditjeje, Macclesfield FC konfirmon ndarjen nga jeta të sulmuesit 21-vjeçar Ethan McLeod. Teksa po kthehej nga Bedford Town mbrëmjen e kaluar, Ethan u përfshi në një aksident automobilistik që tragjikisht i mori jetën”, thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi e përshkruan McLeod si një futbollist jashtëzakonisht të talentuar, por mbi të gjitha si një njeri të jashtëzakonshëm, i dashur dhe frymëzues për të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin.

“Ethan kishte gjithë jetën përpara. Profesionalizmi, etika e punës dhe buzëqeshja e tij e përhershme e bënë të veçantë brenda dhe jashtë fushës. Ai na frymëzoi të gjithëve të ishim më të mirët që mund të ishim”, vijon deklarata.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në klub, ndërsa Macclesfield FC shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e futbollistit të ndjerë, duke garantuar mbështetje të plotë në këtë periudhë të vështirë.

“Trashëgimia e Ethanit do të jetojë përgjithmonë në zemrat tona. Ai do të mbetet përjetësisht një ‘Silkman’. U prehsh në paqe, Ethan”, përfundon mesazhi prekës i klubit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related