Sherri që çoi në tragjedi: zbardhet dinamika e vrasjes së Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj

Data

Prokuroria në Fier ka bërë publike detaje të reja mbi krimin dyfish të ndodhur më 10 shtator 2024 në Roskovec, ku u vranë Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj. Sipas hetimeve, konflikti nisi mesdite mes Gramoz Kurtaj dhe një prej autorëve të dyshuar, Ervis Kukaj, për një mosmarrëveshje që eskaloi shpejt.

Ervis Kukaj kishte pasur përplasje paraprake me djemtë e viktimave, ndërsa ka qëlluar me armë ndaj tyre pak para ngjarjes tragjike. Më tej, arma automatike e përdorur u fsheh në një kasolle pranë lokalit, për t’u marrë më pas nga një tjetër i dyshuar, Emauris Kukaj. Ky i fundit ka rifilluar atentatin duke mbushur karikatorin dhe nxitur babain e tij, Altin Kukaj, që të qëllojë me seri drejt Gramoz dhe Lavdimir.

Sipas aktakuzës, tre persona janë përfshirë direkt: Altin Kukaj (50 vjeç), Ervis Kukaj (22 vjeç) dhe Emauris Kukaj (19 vjeç), për veprën “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”. Katër persona të tjerë akuzohen për përkrahje, moskallëzim dhe mbajtje armësh pa leje. Gjykata pritet të shqyrtojë në ditët në vijim dosjen, ndërsa familjet e viktimave kërkojnë drejtësi të plotë dhe dënime maksimale.Ma

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related