Ballukut i shtohet akuza e korrupsionit, Bardhi: SPAK të sjellë në Kuvend sërish kërkesën për arrestimin! | euroalbania

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, reagoi pas zhvillimeve të fundit në hetimet ndaj Belinda Ballukut, duke kërkuar që SPAK t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë për autorizimin e arrestimit të saj.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi deklaroi se shtimi i akuzës për korrupsion ndaj ish-zv.kryeministres përbën një zhvillim të rëndësishëm që, sipas tij, kërkon një rishqyrtim të qëndrimit të mazhorancës ndaj kërkesave të drejtësisë.

Duke shfaqur një fotografi të vilës së sekuestruar nga SPAK, Bardhi akuzoi shumicën socialiste se me votën e 12 marsit mbrojti interesat personale të Ballukut dhe jo institucionin e Kuvendit.

“Sot çdo shqiptar e ka para syve akuzën për korrupsion ndaj Belinda Ballukut. SPAK duhet të rikthejë në Kuvend kërkesën për arrestimin e saj dhe deputetët duhet të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj”, u shpreh Bardhi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related