Balliu ashpërson akuzat ndaj Ramës për AKSHI-n: Është cenuar siguria kombëtare

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e AKSHI-t dhe mbrojtjen që ai i bëri drejtoreshës Mirlinda Karçanaj. Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Balliu u shpreh se kryeministri nuk mbrojti institucionin, por veten e tij.

Sipas deputetit të PD-së, Rama ka justifikuar një aferë që, sipas tij, ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare dhe ka ekspozuar të dhënat personale të qytetarëve. Balliu pretendon se përmes kësaj skeme janë përfituar qindra pagesa nga buxheti i shtetit dhe se pasojat e saj janë shumë më të rënda sesa një çështje e thjeshtë administrative.

Ai e cilësoi situatën si një aferë kriminale shtetërore, duke akuzuar qeverinë për përdorim të institucioneve në funksion të interesave personale dhe familjare. Sipas Balliut, kjo çështje përbën një precedent të rrezikshëm dhe dëshmi të kapjes së shtetit.

Deputeti i opozitës theksoi se pa vendosjen e përgjegjësisë penale për kryeministrin, sipas tij, nuk mund të ketë zgjidhje reale për vendin. Reagimi i Balliut vjen në vazhdën e përplasjeve të forta politike mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me hetimet dhe akuzat ndaj institucioneve shtetërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related