Debate për kërkesën e SPAK ndaj Ballukut, çështja nuk përfshihet në rendin e ditës në Kuvend

Data

Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku vijon të jetë në qendër të debatit politik, ndërsa çështja nuk është përfshirë në rendin e ditës të seancës plenare të Kuvendit të parashikuar për datën 5 mars.

Sipas agjendës së publikuar nga Kuvendi, në seancën e radhës do të diskutohen disa projektligje dhe çështje procedurale, por jo kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut.

Prokuroria e Posaçme kishte depozituar kërkesën në Kuvend më 16 dhjetor, duke kërkuar autorizimin për arrestimin e saj në kuadër të hetimeve që po zhvillohen. Deri më tani, procedura për shqyrtimin e kësaj kërkese nuk është finalizuar.

Raporti i Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, që duhet të paraqitet në Kuvend për t’u votuar në seancë plenare, ende nuk është depozituar zyrtarisht.

Çështja ka nxitur reagime dhe akuza politike mes palëve, ndërsa opozita ka kërkuar që kërkesa e SPAK të shqyrtohet sa më shpejt në Parlament.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse kjo çështje do të përfshihet në një nga seancat e ardhshme plenare të Kuvendit për t’u diskutuar dhe votuar nga deputetët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related