Analisti Denis Dyrnjaja për aktivitetin mbi performancën e institucioneve të drejtësisë, deklaroi se prania e ambasadorit të Bashkimit Europian ishte një qëndrim i qëllimshëm, për SPAK për të thënë se janë në krahë të Prokurorisë së Posaçme edhe pa SHBA.
I ftuar në një studio televizive, ai tha se Bashkimi Europian ka vendosur të jetë i prerë, i qartë dhe konkret në vijim të mbështetjes për institucionet e reja të drejtësisë.
Dyrnjaja kërkoi që SPAK të hetojë pastrimin e parave dhe korrupsionin që buron prej tij
