Dashamir Shehi rrëfen “sekretet”, nga paraja dhe politika, deri te momenti më i vështirë në karrierën e tij

Data

Dash Shehi ka rrëfyer në studion e “Rreze Dielli”, jetën e tij përtej kostumit të politikës dhe imazhit publik. I njohur si një ndër politikanët më të thjeshtë dhe me sens humori të lartë, Dash Shehi siç e njohin miqtë, e nis bisedën duke treguar se modestia dhe thjeshtësia është avantazh për një politikan. “Unë nuk kam ndërmend të ndryshoj më, dhe nuk kam as kohë t’a bëj”, tha ai teksa u pyet nga moderatorja për sekretin e thjeshtësisë së tij, duke shtuar se është munduar gjithmonë të thotë disa të vërteta me zë të lartë. “Politikanët sot thonë një gjë të thjeshtë, në mënyrë të ngatërruar, ndaj zotësia e komunikuesit është thjeshtësia” shtoi ai gjatë bisedës, duke mos harruar të thoshte se sot politika botërore është thjeshtësi.

Në një rrëfim për momentin më të vështirë të karrierës së tij politike, ai tha se ka qenë viti 1997. “Jam pishman që nuk qemë të zotë të ndalojmë atë fatkeqësi të madhe, dhe pamundësia jonë, për ta ndaluar këtë të keqe do të na përndjeki deri kur të largohemi nga kjo punë”, tha ai. Ndërsa i pyetur nga moderatorja për gëzimin më të madh ai tha: “Ka qenë momenti kur bëmë zgjedhjet e para pluralistë të vitit 1991, sepse kuptuam që po vinte liria”. I pyetur nëse ka menduar ndonjëherë të largohet nga politika gjatë karrierës së tij, ai tha se po. “Nëse nuk jemi më të zotë, ky është një sinjal për t’u larguar dhe këto zgjedhje janë sfida e radhës” shtoi ai, duke theksuar se dita për të shkruajtur kujtime mbase ka ardhur. Më pasi Dashi tregoi se të shoqen, Enkeledën, e ka njohur kur ajo ishte nënpunëse tek pensionet, ndërsa ai ishte Ministër i Punës. “Dallonte nga të tjerat për kulturë, për sjellje, për pamje, ndaj kur e pashë vendosa që ajo do ishte bashkëshortja ime”, tha ai, duke shtuar se shpesh ndihet në faj se për shkak të punës nuk i është përgjigjur familjes. Për ta ka qenë e dedikuar vetëm fundjava, madje me shaka ai përmend dhe superbatutën e gruas së tij: “Babi punon në Kosovë”.

Duke qeshur thotë se kështu i thoshte bashkëshortja fëmijëve kur ishin të vegjël.  Më pasi Dashi foli për një tentativë për t’u larguar nga Shqipëria pas vitit 1997, kur mendonte se do përshtatej, por një nënpunëse e Ambasadës kanadeze i kishte thënë se më mirë të mos e provonin, pasi këtu kishin çdo gjë që dëshironin dhe kështu e lanë planin e largimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related