Balla i përgjigjet Berishës: Festat e PS-së nuk janë anti-miting, në Vlorë nuk je i ftuar

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kërkoi anulimin e aktivitetit të paralajmëruar nga socialistët në Vlorë, duke e cilësuar atë si një “anti-miting”.

Gjatë debatit në Kuvend, Balla theksoi se aktiviteti i planifikuar nuk është protestë apo kundërpërgjigje politike, por pjesë e festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste.

“Shoh që insistoni me padurim të merrni pjesë në festat e 35-vjetorit të PS-së. Ne kemi një kalendar të parashikuar festash, por sigurisht që nuk mund të jeni i ftuar në ditëlindjet e Partisë Socialiste, as në Vlorë dhe as në Tiranë”, deklaroi Balla.

Ai kujtoi se Partia Socialiste ka fituar shumicën e përballjeve elektorale me Partinë Demokratike, duke theksuar se socialistët synojnë të vazhdojnë të njëjtin trend edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare.

Nga ana tjetër, Sali Berisha përsëriti akuzat ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se organizimi i një aktiviteti paralel në Vlorë do të konsiderohej një “anti-miting” ndaj protestave qytetare. Ai kërkoi që aktiviteti të anulohej dhe akuzoi mazhorancën për përpjekje për të përdorur administratën në funksion të aktiviteteve politike.

Debati mes palëve u shoqërua me replika të forta në sallën e Kuvendit, ndërsa çështja e protestave dhe investimeve në jug të vendit vijon të mbetet në qendër të përplasjes politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related