Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha, që sot drejton gishtin nga socialistët, ka vrarë njerëz me skemën e tij korruptive të shkatërrimit të industrisë ushtarake, vetëm për të bërë biznes i biri.
“E keni dëgjuar bufin? Bufi thotë se do ta mbyllë SPAK-un, sepse e di që është nën akuzë për korrupsion, për fshehje të pasurisë. Dhe pastaj, me paturpësinë më të madhe, del dhe na drejton gishtin ndaj nesh. Një njeri që ka vrarë me korrupsionin e vet. 17 vite më parë, Sali Berisha vriste me korrupsionin e vet 26 njerëz në Gërdec. Pse harruan shqiptarët çfarë ishte Gërdeci? Ishte një skemë korruptive e shkatërrimit të industrisë ushtarake të Shqipërisë. Demontonte predhat, fishekët, për të bërë biznes i biri i tij. Dhe nga ky demontim kriminal, në kushte kriminale, i vuri minat një zone të tërë. Dhe ky tani del, guxon, ky drejton gishtin nga ne. Ky që ka vrarë për korrupsion. Ky që në 21 janar vrau për të mbrojtur korrupsionin e vet dhe të Ilir Metës. Prandaj populli nuk mund ta harrojë këtë. Ndoshta populli harroi, falë gabimeve tona, në 2005-ën, se kishte vrarë në ’97-ën për të mbrojtur piramidat që vetë i ngriti,” deklaroi Balla në Asamblenë Socialiste të Përrenjasit, ku u prezantua kandidatja Ela Toçka
Balla tha se këtë diskutim socialistët e Përrenjasit duhet ta bëjnë sy më sy çdo ditë, nga mëngjesi në darkë, me elektoratin, sepse duke votuar për Olsi Komicin në Librazhd dhe Ela Toçkën në Prrenjas, reforma në drejtësi do të vazhdojë përpara. Kandidatë të tillë, sipas tij, tregojnë se Partia Socialiste i jep mundësi të gjithëve atyre që punojnë me ndershmëri të përfaqësojnë komunitetet e tyre.
