“Koha ka mbaruar”/ Thirrje për protestë kombëtare: Qytetarët të dalin në rrugë kundër regjimit

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka zhvilluar një takim me demokratë dhe qytetarë të Durrësit, ku ka përcjellë mesazhin e mobilizimit për protestën e sotme kombëtare të opozitës.

Në reagimin e tij publik, Cara thekson se pjesëmarrja në protestë nuk është një zgjedhje individuale, por një domosdoshmëri qytetare përballë situatës së rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend.

Sipas tij, qeverisja aktuale ka varfëruar familjet shqiptare, ka nxitur emigrimin masiv të të rinjve dhe ka kthyer Shqipërinë në një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni. Deputeti i PD-së thekson se buxheti i shtetit dhe pronat publike janë grabitur në dëm të qytetarëve, ndërsa pushteti po mbyll çdo hapësirë për drejtësi dhe llogaridhënie.

Ai u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e sotme, duke e konsideruar atë një akt përgjegjësie dhe dinjiteti për të ardhmen e vendit.

“Nesër, më 22 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë në protestë kundër regjimit. Koha nuk pret. Shqipëria na thërret”, thekson deputeti, duke nënvizuar se kjo nuk është një betejë partiake, por një reagim qytetar kundër keqqeverisjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related