BKT “fut hundët” në zgjedhje, rreshtohet në krah të Partisë Socialiste

Data

Banka Kombëtare Tregtare (BKT), një nga institucionet financiare më të mëdha në vend, ka bërë një zgjedhje të qartë politike duke u rreshtuar hapur në krah të Partisë Socialiste në këtë fushatë elektorale.

Disa fotografi të postuara në rrjetet sociale nga vetë BKT dëshmojnë qartë pozicionimi politik të saj. Në këto foto, që Zoom.al po i publikon më poshtë, shihen eksponentët kryesorë të mazhorancës që festojnë krah për krah me drejtues të lartë të bankës dhe figura të njohura të biznesit që nuk e fshehin përkrahjen e tyre për PS-në.

Në këto imazhe, shihen ministra të qeverisë si Taulant Balla, Arbjan Mazniku apo Bora Muzhaqi, ish-ministri Damian Gjiknuri, ish -ministrja e Arsimit dhe deputetja Evis Kushi, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja qe drekojnë nën shoqërinë e CEO-s së BKT, Seyhan Pencablıgil dhe biznesmeni Gjergj Luca, i njohur për thirrjet e tij të hapura në mbështetje të Partisë Socialiste.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related