Avokati i Metës shpërthen: Rama “kryeministër palaço”, ka vjedhur pasurinë dhe historinë e shqiptarëve

Data

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se ka vjedhur jo vetëm pasurinë e shqiptarëve, por edhe historinë e vendit. I ftuar në një studio televizive, Cakrani deklaroi se Rama po përpiqet të përvetësojë merita historike që nuk i takojnë, veçanërisht në lidhje me shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas tij, kjo histori është e dokumentuar prej dekadash dhe i përket figurave konkrete shtetërore e kombëtare, nga periudha e Mbretit Zog, te qeveritë e kohës, Balli Kombëtar dhe familjet shqiptare që strehuan hebrenjtë pa asnjë interes. Cakrani theksoi se këto akte humanitare janë të certifikuara në institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë arkivat dhe muzeun Yad Vashem, si dhe nga Senati dhe Kongresi amerikan.

Avokati e cilësoi sjelljen e kryeministrit si “palaçollëk politik”, duke thënë se Rama shkon në vizita jashtë vendit vetëm për të marrë merita të rreme dhe për të fshirë kontributet e të tjerëve nga historia. “Kjo nuk është krenari kombëtare, por neveri për mënyrën si përdoret historia për propagandë”, u shpreh Cakrani.

Në fund, ai theksoi se aktet e shpëtimit të hebrenjve u kryen sepse ishte gjëja e duhur për t’u bërë, jo për dekorata apo përfitime politike dekada më vonë. Sipas tij, përpjekja për ta rishkruar historinë sot është një fyerje ndaj atyre që vepruan me dinjitet dhe pa interesa.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related