Avokati Marash Logu deklaroi se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, sipas tij, ndodhet në një fazë kritike përballë drejtësisë dhe shumë shpejt pritet të hetohet edhe për pastrim parash dhe korrupsion.
I ftuar në një studio televizive, Logu u shpreh se Balluku tashmë është marrë e pandehur dhe se hetimet e SPAK po vijojnë, pavarësisht zvarritjeve institucionale në Kuvend. Sipas tij, e vetmja rrugë që mund ta shpëtonte Ballukun do të ishte një vendim favorizues i GJKKO-së, por ai shtoi se nuk e sheh një skenar të tillë të mundshëm.
Avokati theksoi se hetimet nuk kufizohen vetëm në procedurat e bëra publike deri tani, por edhe në procedura të tjera, të cilat sipas SPAK janë ende në proces verifikimi. Ai shtoi se akuzat që pritet të ngrihen do ta rëndojnë më tej pozitën e saj përballë drejtësisë.
