AKSHI, Apeli shtyn vendimin për masat e sigurisë

Data

Apeli i GJKKO ka shtyrë për më 5 shkurt shpalljen e vendimit për masat e sigurisë ndaj të pandehurve në çështjen e AKSHI-t, pas ankimimeve të paraqitura.

Në seancë ishte e pranishme ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e përfaqësuar nga avokati i saj. Prokurorët e SPAK, Bledar Maksuti dhe Altin Dumani, kërkuan që masat e mëparshme të mbeten në fuqi, duke argumentuar se hetimi është thelluar.

Sipas SPAK, gjatë kësaj periudhe janë administruar prova dhe dëshmi të reja, të cilat rëndojnë pozitat e të pandehurve dhe justifikojnë vijimin e masave të sigurisë.

Vendimi përfundimtar i Apelit pritet të jepet më 5 shkurt.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related