25 ditë pa asnjë gjurmë, vijojnë kërkimet intensive për Jurgen Karajn në lumin Mat dhe Liqenin e Ulzës

Data

Kanë kaluar 25 ditë nga zhdukja e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit, i cili dyshohet se u mor nga rrjedha e fortë e ujit në zonën e zallit të Darsit më 10 janar. Që prej asaj dite, kërkimet për gjetjen e trupit të tij nuk janë ndërprerë.

Operacioni i kërkimit është përqendruar kryesisht në rrjedhën e lumit Mat, ku çdo ditë janë angazhuar dhjetëra forca të Batalionit të Tretë të Repartit të Këmbësorisë Burrel, si edhe familjarë të të riut dhe struktura të tjera mbështetëse.

Prej datës 29 janar, operacionit i janë bashkuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, me një grup të specializuar prej më shumë se 11 efektivësh, të cilët po punojnë krah forcave shqiptare.

E gjithë vija lumore e Matit është kontrolluar disa herë pa rezultat. Paralelisht, kërkimet janë zgjeruar edhe në basenin ujor të Liqenit të Ulzës, ku është përdorur dron nënujor për kontroll në thellësi, në përpjekje për të gjetur ndonjë shenjë të 30-vjeçarit.

Deri më tani, pavarësisht përpjekjeve intensive dhe teknologjisë së përdorur, nuk është gjetur asnjë gjurmë e Jurgen Karajt. Autoritetet bëjnë me dije se kërkimet do të vijojnë, ndërsa rënia e prurjeve të lumit ditët e fundit pritet të lehtësojë punën e grupeve të angazhuara në terren.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related