Autor i disa grabitjeve, arrestohet 29-vjeçari në Durrës/ Mori para, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme nga banesat

Data

Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Target”, pasi dyshohet si autor i disa grabitjeve në banesa.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Domeniko Ceni, banues në Sukth, i cili gjatë periudhës dhjetor 2025 – janar 2026 ka vjedhur në mënyrë të përsëritur shuma parash, bizhuteri dhe pajisje të ndryshme në banesën e një shtetaseje italiane në zonën Fermë Sukth. Hetimet tregojnë se ai ka kryer të paktën tre vjedhje në të njëjtën banesë, ndërsa dyshohet edhe për pesë vjedhje të tjera në banesa të ndryshme.

Gjatë momentit të arrestimit, shërbimet e policisë i gjetën 29-vjeçarit një pistoletë sportive, të cilën e mbante pa leje, si dhe një maskë dhe një palë doreza, që dyshohet se i përdorte për të kryer grabitjet.

Operacioni u finalizua pas hetimeve të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa policia vijon punën për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga i arrestuari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 29-vjeçarit rëndojnë akuzat për “Vjedhje”, e kryer më shumë se një herë, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related