Arratisja e Altin Ndocit/ Eksperti i Sigurisë jep detaje tronditëse: Mund të jetë eliminuar nga ata që e ndihmuan

Data

Eksperti i sigurisë, Gert Metani, ka hedhur dritë mbi hipotezat më të forta që lidhen me arratisjen e Altin Ndocit nga Spitali Rajonal i Durrësit, duke e cilësuar ngjarjen si shumë më të rëndë sesa një thjesht “arratisje”.

Sipas Metanit, skenari më i besueshëm është ai i ndihmës nga bashkëpunëtorët kriminalë, të cilët nuk kishin interes që Ndoci të rikthehej në paraburgim dhe potencialisht të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë. Ai ngriti gjithashtu një alarm serioz, duke paralajmëruar se pas arratisjes, Ndoci mund të jetë eliminuar fizikisht nga të njëjtët persona që e ndihmuan të largohej.

“Një person që ka sens arratisjeje mund t’i ikë policisë edhe nga një komisariat, jo më nga një spital. Unë e shoh këtë ngjarje në tre hipoteza”, u shpreh Metani.

Tre hipotezat kryesore sipas ekspertit:

1.Arratisje e planifikuar nga vetë Ndoci – Duke shfrytëzuar boshllëqet e sigurisë, të cilat sipas tij janë të shumta. Metani u referua edhe deklaratave të babait të Ndocit, sipas të cilave i biri nuk kishte akuza të rënda në atë moment.

2.Arratisje përmes korrupsionit – Ndoci mund të ketë blerë persona të sigurisë për të realizuar largimin, çka nënkupton përfshirje direkte të punonjësve përgjegjës.

3.Skenari kriminal – Hipoteza që Metani e cilëson si më të mundshmen. Duke qenë se disa bashkëpunëtorë të Ndocit janë liruar, grupi kriminal nuk kishte interes që ai të qëndronte në duart e drejtësisë, pasi rrezikonte të bëhej i penduar.

“Një person që është paguar për shumë ngjarje kriminale nuk i leverdis grupit të mbetet në sistem. Në këto raste, shpesh ndodh që pasi ndihmohet të largohet, edhe eliminohet”, theksoi eksperti.

Pas arratisjes së Altin Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të forta administrative dhe ligjore, duke pezulluar gjithë zinxhirin komandues të IEVP Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related