“Përgojoi kolegët”/ Iu përmend emri në bisedat mes Artan Hoxhës dhe Suel Çelës, reagon Spartak Koka: Distancohem!

Data

Gazetari i kronikës së zezë, Spartak Koka, ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook pasi iu përmend emri në dosjen hetimore 138 që lidhet me goditjen e organizatës kriminale të Suel Çelës që vepronte në Elbasan, gjatë bisedimeve me gazetarin Artan Hoxha.

Reagimi i plotë i gazetarit Spartak Koka:

Përshëndetje të gjithëve!

Kam obligimin qytetar dhe profesional të bëj këtë reagim publik për shkak të përmendjes së emrit tim në bisedat që pretendohet se janë mes të tretëvë në Maj dhe Qershor të vitit 2020 në dosjen e fundit të SPAK për organizatën kriminale të Suel Çelës ku të dyshuar për vepra penale janë dhe dy kolegë gazetarë.

Dua së pari të distancohem nga çdo përmendje e emrit tim në atë material ku flitet mes Suel Çelës dhe Artan Hoxhës për për ndërhyrje tek unë në favor të shtetasit Bujar Shega. As jam kontaktuar nga kolegu Artan Hoxha as nga Suel Cela as nga Bujar Shega dhe nga askush tjetër për të ndërprerë dhe as reduktuar materiale që lidhen me tematikën e folur per zhdukjen e Tauland Mazes. As më është ofruar rryshfet dhe as më është bërë presion.

Më vjen keq që kolegu Artan Hoxha ka arritur deri në këtë pikë që të bëj të qenë një gjë që nuk ekziston dhe të marrë nëpër gojë kolegët e tjerë dhe të flas në emrin e tyre. Me këtë koleg për shkak se nuk na lidh asgjë e përbashkët (përveç se para shumë vitesh kemi punuar në të njëjtën redaksi) kam folur në telefon vetëm dy herë gjatë katër viteve të fundit (në whatsapp) dhe asnjëra për ndërhyrje si dhe takimet rastësore në studion e emisionit Opinion ku kemi qenë të bashkëftuar ftuar. Ndihem shumë keq kur mësoj çfarë ka bërë.

Të kthehemi tek tema. Dua të sqaroj se unë kam trajtuar për herë të parë në media në dy emisione të ndryshme (për këtë ndihem krenar) përgjatë datave 20 janar 2020 dhe 3 shkurt 2020 zhdukjen në rrethana të dyshimta të shtetasit Tauland Maze ose i njohur si Entoni Janushi. Shtetas i cili në vitin 2015 dyshohet se ishte tërhequr në pritë dhe ishte rrëmbyer në qytetin e Tiranës dhe sinjali i telefonit të tij për herë të fundit dilte në Peqin. Për këtë shtetas ka dyshime të forta se është rrëmbyer, vrarë dhe zhdukur trupi si pasojë e dyshimeve se ishte i përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Tola në Hollandë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related