Rikthehet dëbora në zonat malore të Elbasanit, nuk raportohen probleme në rrugë

Data

Reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të qarkut të Elbasanit gjatë orëve të fundit.

Parku Kombëtar i Shebenikut është zbardhur sërish nga reshjet, të cilat deri tani paraqiten me intensitet të lehtë. Sipas informacioneve nga terreni, nuk raportohen probleme në qarkullimin rrugor dhe akset vijojnë të jenë të kalueshme.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e mirëmbajtjes mbeten në gatishmëri për çdo ndryshim të mundshëm të situatës, në rast se reshjet intensifikohen në orët në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related