Arrestohet në Ankara lideri i opozitës Ümit Erkol, akuza të rënda për korrupsion dhe abuzim me fondet publike

Data

Një zhvillim i rëndësishëm politik është shënuar në Ankara, ku lideri i opozitës Ümit Erkol është arrestuar në kuadër të një hetimi për korrupsion.

Erkol, i cili drejton Organizatën Provinciale të Ankarasë të Partia Republikane Popullore (CHP), u ndalua së bashku me tetë persona të tjerë.

Sipas mediave turke, hetimi është iniciuar nga prokuroria e Izmir dhe lidhet me parregullsi të dyshuara në një kontratë mes bashkisë dhe kompanisë së ndërtimit Izbeton.

Prokuroria ka ngritur akuza serioze, përfshirë përvetësim fondesh, mashtrim të rëndë, falsifikim dokumentesh zyrtare dhe neglizhencë në ushtrimin e detyrave mbikëqyrëse.

Ngjarja pritet të ketë ndikim në klimën politike në Turqi, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related