Policia italiane ka arrestuar një 43-vjeçar shqiptar për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Gjatë një kontrolli në banesën e tij, efektivët gjetën 24 doza kokaine, me peshë totale rreth 20 gram, të fshehura brenda matësit elektrik në hyrje të shtëpisë.
Sipas mediave italiane, 43-vjeçari kishte precedentë penalë për vepra të lidhura me trafikun dhe shpërndarjen e drogës. Gjatë kontrollit u sekuestruan gjithashtu 2000 euro cash dhe një leje drejtimi shqiptare e dyshuar si e falsifikuar.
I arrestuari u dërgua në burgun e Marassit dhe pritet të dalë para autoriteteve gjyqësore italiane.
