Reuters: Rama ndryshon qeverinë mes hetimeve për korrupsion dhe presionit politik

Data

Agjencia britanike e lajmeve Reuters ka raportuar mbi ndryshimet e fundit në qeverinë shqiptare, duke theksuar se kryeministri Edi Rama shkarkoi zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në sfondin e hetimeve të SPAK për korrupsion dhe manipulim tenderash.

Sipas raportimit, Balluku përballet me akuza lidhur me ndërhyrje në dhënien e kontratave publike me vlerë mbi 200 milionë euro. Parlamenti pritet të vendosë më 5 mars nëse do t’i heqë imunitetin, duke i hapur rrugë veprimeve të mëtejshme nga prokuroria.

Reuters thekson gjithashtu presionin e protestave të opozitës dhe rëndësinë e luftës kundër korrupsionit për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, me synimin për anëtarësim deri në vitin 2030.

Në artikull përmendet se Rama ka mbrojtur Ballukun për muaj me radhë dhe nuk dha një arsye të drejtpërdrejtë për shkarkimin e saj, i cili u shoqërua me ndryshime në disa poste kyçe të kabinetit, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme.

Zyrtarë të BE-së, sipas Reuters, po ndjekin nga afër zhvillimet, duke theksuar se përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet thelbësor për rrugën europiane të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related