Arrestohet 38-vjeçari nga Burreli: Kapet me armë automatike dhe municione në “BMW” në Rrugën e Arbrit

Data

Një 38-vjeçar nga Burreli është arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë një operacioni të koduar “Armed”, pasi u kap duke lëvizur me automjetin tip “BMW” dhe duke mbajtur armë zjarri automatike dhe municion luftarak. 

I arrestuari është shtetasi Besmir Bajraktari, banues në Burrel, i cili ka precedentë të mëparshëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. 

Gjatë kontrollit të automjetit në Rrugën e Arbrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatike dhe municion luftarak, të cilat u morën si prova materiale së bashku me automjetin. 

Bajraktari u procedua për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. 

Ky arrestim është pjesë e përpjekjeve të Policisë së Tiranës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe rritjen e sigurisë në rrugët e kryeqytetit. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related