Arrestohet 22-vjeçari që terrorizoi Tiranën duke vjedhur biçikleta dhe monopatina

Data

Ishte kthyer në tmerrin e qytetarëve që lëviznin me biçikleta dhe monopatina, duke ua vjedhur, arrestohet pas kapjes nga kamerat e sigurisë 22-vjeçari i dyshuar.

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar të riun e dyshuar Ernest Peka, i cili akuzohet për një seri me 6 vjedhje, mes tyre pesë biçikleta dhe një monopatinë. Sulmet janë kryer në kryeqytet, në lagje të ndryshme dhe gjatë muajve maj dhe nëntor.

Gjithashtu ai po hetohet edhe për vjedhjen e një dyqani. Mjetet e vjedhura dyshohet se shiteshin më pas në zona të ndryshme të kryeqytetit.

“Po vijojnë verifikimet për të dokumentuar edhe vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga i dyshuari. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, thanë burimet zyrtare.

Aktualisht po bëhet verifikimi i pamjeve të ndryshme filmike për raste të ngjashme dhe i gjurmëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related