“Afera e Tunelit të Llogarasë – Dosja që tronditi qeverinë: SPAK zbulon komunikimet Balluku–Berberi, lidhjet me Turqinë dhe dëmin 50 milionë euro”

Data

Afera e tunelit të Llogarasë është një nga rastet e rralla të kapitullimit të shtetit përballë korrupsionit të dy figurave drejtuese të ekzekutivit shqiptar. Edi Rama dhe Belinda Balluku janë organizatorët e kësaj afere të pisët ku me një të rënë të lapsit anuluan fituesin e këtij tenderi dhe e ribën me një kosto rreth 50 milionë euro më shumë. Qoka e Edi Ramës për komshiun e Erdoganit prodhoi këtë skandal të padëgjuar deri më sot. Dosja e SPAK për tunelin e Llogarasë përfaqëson një nga rastet më të qarta të deformimit të procedurave publike në funksion të një skeme të strukturuar korrupsioni me përmasa politike, diplomatike dhe kriminale.

Në qendër të kësaj afere që ka tronditur themelet e besimit publik ndaj institucioneve qëndrojnë zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ish-drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilët sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kanë bashkëpunuar për të manipuluar tenderin e ndërtimit të tunelit strategjik të Llogarasë, duke favorizuar një kompani të caktuar me lidhje të forta me rrethin e presidentit turk Erdogan. Sipas dokumenteve të siguruara nga SPAK, procesi i tenderimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh flagrante të ligjit për prokurimet publike, përfshirë anulimin e një tenderi të rregullt me ofertë më të ulët dhe rihapjen e tij me kritere të ndryshuara që i përshtateshin vetëm një operatori të caktuar. Ky operator, një kompani turke me lidhje të njohura politike, fitoi kontratën me një ofertë rreth 50 milionë euro më të lartë se ajo e refuzuar më parë, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshëm.

Detajet nga dosja

Në dosjen hetimore përfshihen komunikime të zbardhura nga aplikacioni “Signal” mes Ballukut dhe Berberit, ku zyrtarja e lartë jep udhëzime të drejtpërdrejta për mënyrën se si duhet të hartohen kriteret e reja të tenderit dhe si duhet të përjashtohet operatori që kishte fituar më parë. Në një mesazh të datës 28 maj 2021, Balluku i shkruan Berberit: “Mos harro që jemi bashkë në këtë histori. Duhet të jemi të kujdesshëm që gjithçka të duket e rregullt në letër.” Ky mesazh, sipas SPAK, përbën provë të qartë të bashkëpunimit për manipulimin e procedurës. Për më tepër, në dosje përfshihen edhe dokumente të brendshme të ARRSH-së ku ekspertët teknikë shprehin shqetësime për ndryshimin e kritereve dhe përjashtimin e ofertës më të favorshme, por këto shqetësime janë injoruar nga drejtuesit e institucionit. Një element kyç i kësaj afere është përfshirja e interesave diplomatike në vendimmarrjen ekzekutive.

Kompania fituese, “İntertas İnşaat”, është e lidhur me rrethin e ngushtë të presidentit Erdogan dhe ka përfituar kontrata të ngjashme në vende të tjera ku Turqia ka ndikim politik. Kjo ka ngritur dyshime të forta se tenderi është përdorur si një formë “qoke” diplomatike nga Edi Rama për të forcuar marrëdhëniet me Ankaranë, në një kohë kur Shqipëria kërkonte mbështetje për çështje të ndjeshme ndërkombëtare. Kjo hipotezë mbështetet edhe nga fakti që kontrata u nënshkrua pak javë pas një vizite zyrtare të Ramës në Turqi, ku u theksua bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve.

Analiza e dokumenteve të tenderit tregon se kriteret teknike janë ndryshuar në mënyrë të tillë që të përjashtojnë operatorët e tjerë dhe të favorizojnë kompaninë turke. Për shembull, është shtuar një kërkesë për përvojë specifike në ndërtimin e tuneleve në terrene të ngjashme gjeologjike, një kriter që vetëm kompania fituese e përmbushte. Gjithashtu, është rritur pesha e kritereve subjektive në vlerësimin e ofertave, duke i dhënë komisionit të vlerësimit një hapësirë të madhe për interpretim dhe manipulim. Këto ndryshime janë bërë pa konsultim publik dhe pa transparencë, në kundërshtim me ligjin për prokurimet publike dhe direktivat e BE-së për konkurrencën e ndershme.

Prova që komprometon Ramën

Në takimin në Ankara, ku u finalizua edhe kjo aferë ka foto në takimin e zhvilluar në kryeqytetin turk me përfaqësuesit e kompanisë ku merr pjesë Rama, Balluku dhe vetë ish-zv/kryeministri Ahmetaj. Nga verifikimi i profilit zyrtar në rrjetin social “Facebook” të Belinda Ballukut, rezulton se në datën 03.06.2021 (21 ditë para rishpalljes së tenderit) ka publikuar një postim me përmbajtje si vijon: “Ditë plot produktivitet gjatë vizitës në Turqi. Takime me kompanitë e ekselencës në fushën e teknologjisë dhe infrastrukturës për të implementuar pjesë të rëndësishme të programit zhvillimor.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related