Xhemal Qefalia emërohet zëvendësministër i Brendshëm, mes akuzave për përfitime nga tenderat publikë

Data

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia është emëruar zv.ministër i Brendshëm.

Raportohet se vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

Qefalia, pritej të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, në rast se kjo e fundit do të kandidonte për kryetare të Bashkisë së Tiranës. Qefalia kandidoi në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por nuk arriti që të siguronte votat e nevojshme.

Kujtojmë se Xhemal Qefalia është akuzuar shpeshherë se përfiton tendera pa konkurrentë dhe biznesi i familjes së tij “gllabëron” miliarda lekë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related