Partia Demokratike kërkoi zhvillimin e një mbledhjeje urgjente të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres dhe deputetes Belinda Balluku, por kërkesa u refuzua nga mazhoranca socialiste.
Anëtari i Këshillit të Mandateve, Ulsi Manja, deklaroi se mbledhja nuk mund të zhvillohej për shkak të angazhimeve të tjera të anëtarëve të mazhorancës.
“Sekretariati e ka mbyllur mbledhjen për sot, ndërsa unë si anëtar i Këshillit të Mandateve kam angazhime të tjera me elektoratin,” u shpreh Manja para gazetarëve.
Një ditë më parë, pesë anëtarët e PD-së në Këshillin e Mandateve kishin depozituar zyrtarisht kërkesën që Këshilli të mblidhej sot në orën 11:00, për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut për autorizimin e arrestimit apo heqjes së lirisë ndaj Belinda Ballukut.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se çështja ka karakter urgjent dhe se Kuvendi po pengon drejtësinë. Sipas tij, kërkesa aktuale e Prokurorisë lidhet me përshkallëzimin e masës ndaj Ballukut, e cila tashmë dyshohet për 11 vepra penale, me një dëm të pretenduar prej rreth 1.1 miliardë eurosh.
Demokratët theksojnë se kërkesa për mbledhjen e Këshillit është e detyrueshme sipas Rregullores së Kuvendit, pasi është paraqitur nga gjysma e anëtarëve të tij, dhe se moszhvillimi i saj përbën pengesë të drejtpërdrejtë për hetimet e drejtësisë.
PD akuzon mazhorancën dhe kryeministrin se po përdorin Kuvendin për të vonuar dhe bllokuar procesin penal, ndërsa paralajmëron se do të vijojë presionin politik për shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesës së SPAK-ut.