Skënder Hita merr zyrtarisht detyrën si Drejtor i Policisë së Shtetit, zhvillohet ceremonia e betimit pas emërimit nga qeveria

Data

Skënder Hita ka marrë zyrtarisht detyrën si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në një ceremoni betimi të zhvilluar një ditë pas shpalljes së emrit të tij.

Emërimi i tij u bë me propozim të ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari, duke zëvendësuar në këtë post Ilir Proda.

Vetëm 46 vjeç, Hita u përzgjodh pas një procesi konkurrues mes 14 kandidatëve, të cilët kaluan në filtrin e Komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Brendshme, në një garë të hapur të nisur më 3 mars.

Ai ka një karrierë të gjatë në radhët e policisë, duke shërbyer në disa qarqe të vendit nga veriu në jug. Një ndër detyrat më të rëndësishme në karrierën e tij ishte drejtimi i Policisë në Shkodër në vitin 2021.

Së fundmi, Hita drejtonte Policinë e Fierit, një nga qarqet më të ndjeshme për sa i përket kriminalitetit, ku sipas të dhënave zyrtare, viti i kaluar u mbyll me një nivel të ulët të vrasjeve.

Me marrjen e detyrës, pritet që drejtori i ri të përballet me sfida që lidhen me luftën kundër krimit, rritjen e sigurisë publike dhe forcimin e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related