Arrestim në Vlorë, 35-vjeçarit i gjenden fishekë dhe tritol në banesë

Data

Në Vlorë, policia ka arrestuar në flagrancë një 35-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën municion luftarak dhe lëndë plasëse.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Aldo Collari u vu në pranga pasi në shtëpinë e tij u sekuestruan 158 fishekë luftarakë dhe një kallëp lënde plasëse, e dyshuar si tritol.

Operacioni u realizua mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat e policisë, në kuadër të goditjes së veprimtarive kriminale.

Ndaj 35-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale:

“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorë, e cila do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related