Partia Demokratike e Shqipërisë do të zhvillojë sot protestën e radhës kombëtare përpara Kryeministrisë në Tiranë, por ndryshe nga herët e tjera, tubimi do të zhvillohet pa podium dhe pa fjalime.
Në shesh është vërejtur mungesa e skenës, çka tregon një format tjetër organizimi, më shumë i fokusuar te prania qytetare sesa te deklaratat politike.
Ndërkohë, godina e Kryeministria e Shqipërisë është blinduar me gardhe metalike, ndërsa policia ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e protestës.
Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu bllokime dhe kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të kryeqytetit gjatë zhvillimit të tubimit.
Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike, me opozitën që kërkon largimin e qeverisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira.
