Arlind Qori: Elita politike në Shqipëri është e korruptuar dhe bashkëpunon me oligarkët, ja receta jonë për t’i…

Data

Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, ku elita drejtuese është e korruptuar dhe e lidhur ngushtë me oligarkët. Kjo situatë ka sjellë pasiguri dhe pasojat janë të dukshme në jetën e përditshme të qytetarëve. Për këtë dhe të tjera çështje ka folur drejtuesi i Lëvizjes BASHKË, Arlind Qori gjatë një prononcimi për “Top Channel”. “Lëvizja Bashkë ka të gjithë synimin që të hyj në zgjedhje me siglën e Lëvizjes Bashkë si parti. Kemi përvojë shumë të mirë me zgjedhjet e fundit në Tiranë ku unë isha kandidat për kryetar bashkie dhe kemi marrë rreth 14.000 vota në Tiranë. Për ne është një përvojë shumë e mirë kjo gjë pasi do të vazhdojë si e tillë edhe në zgjedhjet 2025për faktin se po shoh në spektrin partiak shqiptar dhe nuk gjej parti që janë minimalisht të përafërta me ne.

Ka parti me të cilat nuk do të bashkëpunonim kurrë, si parti të cilat kanë qeverisë Shqipërinë deri më sot, pasi mendoj se janë parti fund e krye të korruptuara në shërbim të oligarkisë ekonomike por edhe kur sheh pak më gjerë në spektrin partiak, nuk shoh parti që flasin për rininë, për ide, për parime, për program apo për shtresa shoqërore që duan të organizojnë apo të artikulojnë interesat e të drejtat e tyre. Shoh maksimumi individ të cilët bëjnë protagonistin dhe kërkojnë forma të koalicionit mes individëve për të rritur shanset, për t’u zgjedhur individualisht deputet. Individualizmi në politik në spektrin e pjesëmarrjes nuk më duket aq i rëndësishëm por i rëndësishëm në të drejtat e individit apo të parimeve themelore të njeriut por fryma e përbashkët është më e rëndësishme dhe kjo është një frymë të cilën ne e kemi “Lëvizjen Bashkë”, jo vetëm në këto dy vite që kemi si parti politike por edhe shumë më herët si aktivist të çështjeve shoqërore. Qeveria dhe në përgjithësi elita politike në Shqipëri është e korruptuar dhe e kapur nga interesa individuale dhe na ka munguar prej kohësh shteti i së drejtës. Elita politike është e lidhur në mënyrë korruptuese me oligarkinë ekonomike dhe me krimin e organizuar.

Në Shqipëri ka një nivel shumë të lartë të korrupsionit, evazionit fiskal dhe të informalitetit në punë. Në programin tonë, shteti, komponenti i tretë i shtetit, përtej shtetit zhvillimor dhe shtetit social, duhet të jetë shteti i së drejtës. Një shtet i cili ka institucione të forta e të pavarura dhe që lufton korrupsionin, evazionin dhe informalitetin. Shqipëria ka nivelin më të lartë në Evropë të informalitetit në punë, 50% të forcës punëtore informale. Kjo gjë që ndikon jo vetëm në pensionet e tyre në të ardhmen pasi nuk do të ketë pagesa në Fondin e Sigurimeve Shoqërore. Kjo gjë ndikon edhe te pensione e sotme që marrin pensionin më të ulët të pensioneve në Evropë. Kemi numrin më të ulët të pensioneve në Ballkan pasi në Evropë jemi njëjtë me Moldavinë apo vende të luftës si Ukraina”, deklaroi Qori.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related