Banesa të përmbytura dhe banorë në qiell të hapur, Rama justifikon situatën: “U përmbyt edhe Stambolli”

Data

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e rëndë të përmbytjeve që kanë prekur vendin gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se fenomeni nuk është i izoluar vetëm në Shqipëri. Në episodin e radhës të podcastit të tij “Flasim”, Rama deklaroi se moti ekstrem ka prekur një zonë shumë më të gjerë, përfshirë edhe qytete të mëdha si Stambolli.

Sipas kryeministrit, përmbytjet janë pasojë e përplasjes së një mase ajri të ftohtë nga veriu me një valë të ngrohtë që vjen nga Mesdheu, duke krijuar kushte të pazakonta atmosferike. Ai shtoi se ndryshimet klimatike nuk nënkuptojnë vetëm temperatura të larta gjatë verës, por edhe mot të paqëndrueshëm, reshje intensive dhe fenomene ekstreme.

“Ndryshimi i klimës sjell më shumë përmbytje dhe më shumë zjarre. Ky është realiteti i ri me të cilin duhet të përballemi,” u shpreh Rama, duke theksuar se situata aktuale është pjesë e këtij kuadri të ri klimatik.

Ndërkohë, në disa zona të vendit vijojnë të raportohen banesa të përmbytura dhe familje të detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa autoritetet janë në terren për menaxhimin e situatës emergjente.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related