Të shpëtojmë Shqipërinë nga mentaliteti i diktaturës së proletariatit

Data

Të shtunën më 21 dhjetor, kryeministri deklaroi vendimin e tij për të mbyllur rrjetin social Tik Tok, pa shpjeguar se me çfarë mjeti ligjor dhe mbi çfarë bazash juridike kishte të plan ta bënte. Të dielën dha një argument shtesë. Sipas tij, në “konsultimet” e kryera nga qeveria e tij me “prindër”, 90% ishin shprehur dakord. Edhe nëse supozojmë se këto konsultime kanë qenë reale dhe “prindërit” e “konsultuar” janë me të vërtetë përfaqësues të mirëfilltë të trupës politike, që në fakt nuk janë, atëherë edhe pas kësaj, ka gjasa që do të duhet të ndryshojmë emërtimin e sistemit në të cilin jetojmë, nga Demokraci liberale në Shteti i diktaturës së proletariatit.

Nga Gjergj Erebara

Në një nga rrugicat e vjetra në Tiranës, një parrullë mundet të lexohet zbehtasi edhe sot dhe që është trashëgimi thuajse e harruar e regjimit komunist. Parrulla, ma ha mendja është shkruar diku nga vitet ’80, thotë: Diktatura e proletariatit është demokracia e vërtetë.

Duket se është tregues i injorancës së kultivuar në shoqërinë shqiptare nga shkolla para dhe pas rënies së komunizmit, para dhe pas epokës së ndritur të Tik Tok-ut, që, një deklaratë e së dielës së kryeministrit Edi Rama nuk shkaktoi kurrfarë tronditjeje dhe u kalua si një gjë e rëndomtë. Deklarata e Ramës kishte të bënte me vendimin e shpallur prej tij të shtunën për të mbyllur Tik Tok. Argumenti i tij se pse ai duhej dhe mundej ta bënte një gjë të tillë ishte një një gjë të cilën ai e quajti konsultim dhe që, sugjerohet nga deklarata, përbën argument të mjaftueshëm ligjor e kushtetues për vendimmarrjen në fjalë. Rama tha se vendimi ishte bazuar në “1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën Tik Tok në Shqipëri”.

Në një deklaratë të dytë në Twitter, Rama u duk sikur iu përgjigj ankesave të kompanisë Tik Tok duke e përshkruar Shqipërinë si “vend demokratik”, ku supozohet, shumica vendos.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related