Argati i Vuçiç nuk përcakton fatin tonë”, Berisha: Betejë për rikthimin e votës së lirë, për fuqinë e shqiptarëve

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga banesa ku qëndron i izoluar, u shpreh gjatë tubimit të djeshëm se kryeministri Edi Rama, argati i Vuçiç, nuk përcakton dot fatin e shqiptarëve. “Se një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten në çdo platformë, që ka në borxh të shesë çdo interes kombëtar, një klloun që sillet si argat i Vuçiç në Tiranë, që sillet si Pashiqi i shqiptarëve të përcaktojë fatin tonë.

Të dashur miq, ndër të gjithë betejat që ne kemi bërë, në të gjitha përpjekjet tona 32 vjeçare, përpjekja e të gjitha përpjekjeve është: rikthimi i votës së lirë shqiptarëve. Përmbysja e diktaturës së bandave, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Kjo betejë, është betejë pra, për lirinë dhe thelbin e saj. Është betejë për Shqipërinë dhe dinjitetin e saj. Është betejë për çdo shqiptar dhe dinjitetin e tij. Është betejë për vokacionin perëndimor të kombit tonë. Është betejë për fuqinë e shqiptarëve, për shpresën e shqiptarëve, për të ardhmen e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related