Berisha falënderon protestuesit: Me mosbindjen civile çliruan kryeqytetin për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit

Data

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka falënderuar të gjithë qytetarët që i’u bashkuan opozitës gjatë protestës së mosbindjes civile të ditës së hënë, 23 dhjetor.

Berisha tha se, të gjithë guximtarët që janë ndaluar nga policia, do të kenë mbështetjen dhe mirënjohjen e pakufishme të PD.

Në deklaratën e tij përshëndetëse për mosbindjen civile të 23 dhjetorit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se, me 11 maj, PD do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit.

DEKLARATA E PLOTE:

Sot jam para jush për të falënderuar përzemërsisht çdo qytetar që ditën e djeshme me mosbindjen e tyre civile çliruan kryeqytetin e Tiranës për 3 orë nga kthetrat e narkoshtetit.

Jam këtu gjithashtu për të përshëndetur përzemërsisht guximtarët Albin Cami, Julian Çela, Romario Bilo, Vlash Gjonaj, Arif Hoxha, Gëzim Sadikaj, Çlirim Kokaj, të cilët gjenden në qelitë e narkokomisariateve për revoltën e tyre të djeshme.

I garantoj se PD qëndron fuqishëm dhe me mirënjohje të pakufishme ndaj tyre.

Mosbindja e djeshme ka tmerruar gjer në palcë Edi Ramën dhe narkokraturën e tyre, prandaj dhe dje u panë shfaqje nga më të shëmtuara dhe nga më qesharaket nga mashtrues të paguar dhe kriminelë me uniformë.

Narkoshteti mbrëmë përdori mashtrues ordinerë, halucinante që shohin gra imagjinare shtatzëna që lindin në autobusë, mashtrim ky vulgar i përsëritur sa herë opozita zhvillon aksionin e saj.

Narkoshteti mbrëmë përdori patronazhistë qesharakë që indinjoheshin se u bllokuan rrugët e kreyqytetit tre orë, ndërkohë që çdo ditë, në kohë të caktuar, rrugët janë të bllokuara disa orë për shkak të Lal Vjedhësit dhe çrregullimit të madh të trafikut.

Narkoshteti mbrëmë përdori narkopolicinë me uniformë për të goditur deputetin, nënkryetarin e parlamentit dhe nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj, duke e bërë atë për spital.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related