60-vjeçari humb jetën në laborator mjekësor në Tiranë, dyshohet arrest kardiak

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën brenda një laboratori mjekësor në rrugën “Reshit Petrela”.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, shtetasi me inicialet H. M. kishte hyrë në ambientet e laboratorit dhe ishte në pritje për të kryer analizat, kur është ndjerë keq dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, ndërsa rrethanat e plota do të sqarohen nga verifikimet e mëtejshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related