Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, mbetet në “arrest me burg”

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Në vendimin e shpallur më 24 shkurt 2026, trupi gjykues monokratik i drejtuar nga gjyqtarja Nertina Kosova miratoi vendimin e shkallës së parë, duke lënë në fuqi masën e arrestit.

Veliaj kishte kërkuar zëvendësimin e masës me “garanci pasurore” ose “detyrim paraqitjeje”, por kërkesa e tij nuk u pranua. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa ai kishte kërkuar të ishte vetë i pranishëm.

Kjo vjen pasi edhe në shkallën e parë kërkesa për ndryshimin e masës ishte refuzuar, ndërsa javën e kaluar Veliaj dhe 29 të pandehur të tjerë kaluan për gjykim themeli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related