“Çdo ngritje çmimi, abuzim”/ OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës, si funksionon ‘orari pik’

Data

Pak kohë më parë Revista Monitor duke iu referuar pretendimeve nga Shoqata e Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, vuri në dukje që do të kete rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës duke filluar nga 1 nëntori, por që me pas rezultoi se ishte një keqkuptim nga ana e subjekteve në lidhje me interpretimin mbi zbatimin e tarifës në PIK.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës. Skema e faturimit për këto subjekte ka hyrë prej muajit prill dhe është përcaktuar pas dakordësisë së plotë me vetë subjektet. OSHEE sqaron se koncepti i “orarit pik”, i cili po diskutohet kohët e fundit është një koncept specifik i vendosur që në vitin 2016 nga ERE, si institucioni i ngarkuar me ligj për përcaktimin e tarifave në sektorin e energjisë;

– Orari pik gjatë të cilit aplikohet çmimi për energjinë e konsumuar është:

o Për periudhen 1 Nëntor – 31 Mars nga ora 18:00 deri në 22:00

o Për periudhën 1 Prill – 31 Tetor nga ora 19:00 deri në 23:00.

Vetëm gjatë orarit pik, për subjektet private, çmimi është 15% më i shtrenjtë se çmimi i zakonshëm. Koncepti i energjisë pik është një koncept ndërkombëtar, i përdorur në gjithë Europën dhe më gjerë. Orari pik është orari kur konsumi i energjisë është më i lartë dhe çmimi i energjisë në tregje është mjaft i lartë. Prandaj Entet rregullatore ndërhyjnë me masa të tilla që të favorizojnë uljen e konsumit në këto orare.

Nuk ka asnjë ndryshim nga 1 nëntori, çdo lëvizje është abusive

OSHEE sqaron se asgjë nuk ka ndryshuar nga data 1 nëntor. Vendimi i ERE për energjinë pik është i zbatueshëm që nga viti 2016 për gjithë subjektet private që kanë të instaluar matës inteligjent (vetëm matësit inteligjent janë të aftë të lexojnë konsumin sipas orareve). Si rrjedhojë, çdo rritje e çmimit nga subjektet e furrave të bukës është i padrejtë dhe abuziv.

Sipas të dhënave nga OSHEE, aktualisht janë rreth 1600-1700 furra bukë të regjistruara si të tilla. Përsa i përket periudhës 2018-2024 mesatarja mujore e subjekteve furra buke të cilat janë tarifuar me çmimin pik është si më poshtë:

o Për vitin 2018 janë tarifuar 11 subjekte

o Për vitin 2019 janë tarifuar 87 subjekte

o Për vitin 2020 janë tarifuar 86 subjekte

o Për vitin 2021 janë tarifuar 95 subjekte

o Për vitin 2022 janë tarifuar 120 subjekte

o Për vitin 2023 janë tarifuar 164 subjekte

o Për vitin 2024 janë tarifuar 194 subjekte.

– Pra çmimi i energjisë në orarin e pikut ka filluar të zbatohet për furrat e bukës që nga viti 2016 dhe asnjeherë nuk ka patur ankesa për këtë tarifë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related