Apeli i GJKKO lë në shërbim prove pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për pesë ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të përfshirë në dosjen “5D”, duke i lënë ata në shërbim prove.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankimimeve të Eglantina Zeres, Rivjola Baxhës, Enkelejda Qytës, Bruno Koçit dhe Kristo Zhulatos, të cilët ishin dënuar më herët me nga 6 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera, kryer në bashkëpunim.

Apeli ndryshoi dënimin për Eglantina Zeren, ish-drejtuese e autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, duke e dënuar me 12 muaj shërbim prove. Po ashtu, asaj i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Në të njëjtën mënyrë u trajtuan edhe katër ish-anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulato, të cilët gjithashtu u lanë në shërbim prove për 12 muaj dhe u ndaluan të ushtrojnë funksione publike për 5 vite.

Pesë ish-zyrtarët u shpallën fajtorë për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, në kuadër të procedurave të lidhura me aferën “5D”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related