Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë dhe tre të tjerë

Data

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtuesin e Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho, një avokat dhe dy biznesmenë, të akuzuar për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm në sistemin e drejtësisë.

Sipas SPAK, Llaho dyshohet se ka kërkuar përfitime financiare për të lehtësuar pozitat proceduriale të një personi nën hetim, duke shfrytëzuar detyrën e tij dhe marrëdhënie personale. Hetimet kanë zbuluar se janë kërkuar dhe dhënë shuma të konsiderueshme parash në këmbim të ndërhyrjes tek prokurorë dhe gjyqtarë.

Në dosje përfshihen edhe dy episode ryshfeti, ku një biznesmen ka dhënë dhjetëra mijëra euro për të ndikuar në vendimmarrjen e organeve të drejtësisë, ndërsa një avokat akuzohet se ka premtuar ndikim të paligjshëm ndaj gjykatës.

SPAK thotë se veprat penale janë dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm përmes veprimeve hetimore dhe metodave speciale. Çështja do të shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme, ndërsa të pandehurit përballen me akuza të rënda që lidhen drejtpërdrejt me korrupsionin në drejtësi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related