Një grup kriminal i akuzuar për grabitje me armë dhe dhunë në banesa është goditur në Spanjë, në kuadër të operacionit të koduar “Ferdinand”, me bashkëpunimin e Policisë shqiptare.
Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre 4 shtetas shqiptarë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 590 euro, 4 ora dore të markave të shtrenjta dhe një automjet.
Sipas Policisë së Shtetit, Njësia për Krimet Shëtitëse “Antiskifter” bashkëpunoi për rreth dy vite me autoritetet spanjolle për dokumentimin e aktivitetit të grupit, përmes Oficerit Ndërlidhës në Ambasadën shqiptare në Madrid.
Në vijim të hetimeve, në janar 2026 Policia e Lezhës finalizoi operacionin “Aksi”, duke arrestuar një tjetër pjesëtar të grupit, shtetasin me iniciale A.I. Po ashtu, janë kryer kontrolle në disa ambiente në Shqipëri në kuadër të letërporosive ndërkombëtare.
Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për kapjen e dy anëtarëve të tjerë të grupit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
