Analisti Ergys Mërtiri komentoi situatën politike në vend.
Mërtiri deklaroi se opozita e nisi vitin 2024 me protesta të fuqishme, por se përfundoi duke bërë marrëveshje me qeverinë, që janë të rënda për vendin.
“Opozita e nisi me protesta, tym e flakë dhe më pas u kompromentua, bëri marrëveshje, duke pasur dy Komisione, jo tepër të rëndësishme. Marrëveshjet Rama-Berisha ishin të rënda për vendin. Një prej tyre ishte që u falën dënime për korrupsion nga SPAK dhe është e rëndë nga ana e opozitës, që fal hajdutët. Akoma më e rëndë ishte edhe marrëveshja Rama-Berisha për Kodin Zgjedhor, për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën në opozitë, për të eliminuar politikanët e tjerë. Protestat janë teatër, për të mbuluar faktin se ata janë bashkë. Rama me bujarinë e vet ia fali mandatin Berishës dhe e la në parlament Sali Berishën. Maxhorancës i duhet një opozitë e dobët dhe ndaj i duhet Berisha. Çdo opozitë me Berishën, për Ramën është e dobët. Sondazhet tregojnë se Edi Rama ka rënë në disa rrethe tek 42 përqind, Berisha është tek 35 përqind, por ka raste është dhe më dobët”, tha Mërtiri per News24.
Më tej, Mërtiri u shpreh se opozita, që ta mundë qeverinë, duhet të fitojë elektoratin gri.
“Berisha tek opozita e dobëson PD-në. Që të fitosh zgjedhjet, duhet të fitosh elektoratin gri, të kesh arsye. Një nga arsyet pse njerëzit nuk votojnë opozitën, është se shqiptarëve iu ka ardhur në majë të hundës konfliktualiteti dhe mënyra si reagojnë në 30 vjet. PD dëshiron të fitojë luftën e brendshme, që të mbajë opozitën. Sali Berisha dihet që racionalisht është i korruptuar si politikan, i ka shpallur luftë gjithë botës, kundër Soros, sikur ka komplot të botës ndaj tij. Opozita nuk mund të vazhdojë me ëndrra. Nuk besoj se Trump do të heqë non gratën e Berishës”, u shpreh ai.
