IdentiTek: Nuk bëhen aplikime për dokumente biometrike në 31 dhjetor

Data

Shoqëria “IdentiTek” e prodhimit të dokumenteve të identitetit njofton se në datë 31 dhjetor, ditë e martë, nuk do të ketë aplikime nga shtetasit për pasaporta.

Ky proces do të pezullohet vetëm për këtë datë, për shkak se do të kryhen inventarët vjetorë në të gjitha zyrat e “IdentiTek”.

Shoqëria bën me dije se do të bëhet shpërndarja e dokumenteve të prodhuara, në intervalin kohor 08:00 – 10:00 të mëngjesit.

Punonjësit e zyrave të “IdentiTek” më pas do të angazhohen në realizimin e inventarit fizik dhe elektronik të dokumenteve.

Njoftimi ka për qëllim të orientojë shtetasit që mund të kenë urgjenca aplikimi, të mos presin ditën e fundit të vitit për të aplikuar

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related