Analistet si Mertiri, Vangjeli, Frrok Çupi sponcorizohen nga regjimi dhe dylberet e tyre per të sulmuar bashkimin e opozites

Data

Bashkimi i PD, analisti i njohur ‘ia plas në sy’ Bardhit: Po gënjeni shqiptarët pasi ti dhe Berisha keni akuzuar njëri-tjetrin për vrasës dhe mafioz

Politologu Ergys Mërtiri thotë se shqiptarët nuk mund ta besojnë bashkimin e PD pasi Gazment Bardhi dhe Sali Berisha kanë akuzuar njëri-tjetrin për vrasës dhe mafioz.

Në një studio televizive, Mërtiri i kujtoi Bardhit disa nga akuzat ndaj Berishës, duke thënë se po gënjejnë shqiptarët.

Pjesë nga debate:

Mërtiri: Kur bë bashkimi i Grupit parlamentar i thash Gazit ke shkuar te Berisha, jo më tha nuk kam shkuar te Berisha. Tani ai është te Berisha. Po del te ajo që unë kam thënë pra, e ke fshehur të vërtetën.

Bardhi: Ju i konceptoni partitë me kryetarin, unë jo.

Mërtiri: Dalim te morali.. o Fevzo s’më lë ai.

Mërtiri: E vërteta kështu është, ti e ke akuzuar Berishën për privatizim të partisë, i ke thënë babi i Zenit.

Bardhi: Këtë kuptim i jep ti. Kam shkuar aty për ta vazhduar me institucionet e partisë. Ti dhe cilil do tjetër që i fryni përçarjes duhet të zhgënjeheni se PD është bashkuar.

Mërtiri: Është gënjeshtër, se ky nuk është bashkim. Si pretendoni ju t’ju votojnë shqiptarët kur keni akuzuar njëri-tjetrin për vrasës dhe mafiozë. Këta ose kanë gënjyer dhe t’u thonë shqiptarëve gënjyem.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related