Analisti Fatos Lubonja ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se çështja e Belinda Ballukut është shndërruar në një “gropë të zezë” korrupsioni që po gërryen themelet e pushtetit dhe besueshmërinë e institucioneve.
Në analizën e tij për zhvillimet politike dhe institucionale, Lubonja u shpreh se mazhoranca po përdor institucionet për të mbuluar një krim të paparë, që sipas tij lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin e Ballukut, Ramës dhe rrethit të tyre politik.
Sipas Lubonjës, opozita ndodhet prej kohësh në një kontradiktë të thellë: nga njëra anë denoncon regjimin, mungesën e zgjedhjeve të lira dhe kërkon protesta, ndërsa nga ana tjetër pranon rregullat e një sistemi që vetë e quan fasadë demokratike. “Kjo moskoherencë e ka dobësuar opozitën dhe i ka shërbyer pushtetit”, u shpreh ai.
Analisti theksoi se faktori ndërkombëtar është vendimtar në këtë fazë dhe se pa presion real nga jashtë, sistemi nuk ndryshon. Sipas tij, edhe bojkotet e deritanishme kanë dështuar pikërisht sepse nuk janë shoqëruar me një strategji të qartë dhe të qëndrueshme.
Duke iu referuar zhvillimeve të fundit rreth SPAK-ut, Lubonja deklaroi se goditja ndaj Ballukut nuk është rastësore dhe se “ka amerikanë mbrapa kësaj lëvizjeje”. Ai la të kuptohet se mbështetja ndërkombëtare ndaj Ramës nuk është më ajo e dikurshmja dhe se është krijuar perceptimi se “amerikanët po e rrëzojnë” kryeministrin, ndryshe nga periudha e administratës së mëparshme amerikane.
Në këtë kontekst, Lubonja komentoi edhe vizitën e Ramës në Izrael, duke e cilësuar si një përpjekje për të shpëlarë imazhin dhe për të gjetur mbështetje të re ndërkombëtare, në një kohë kur shqetësimet për krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri janë rritur ndjeshëm, veçanërisht në Europë.
“Nuk ka gjetur ende një mënyrë për ta shkarkuar Ballukun dhe për ta mbyllur këtë gropë të zezë”, tha Lubonja, duke shtuar se Rama është i kapur mes presionit ndërkombëtar dhe frikës nga zbardhja e zinxhirit të përgjegjësive. Sipas tij, ndarja nga Balluku është e mundur teknikisht, por politikisht shumë e rrezikshme për kryeministrin.
Ai paralajmëroi se nëse SPAK nuk shkon te autori i vërtetë, pra te kryeministri, atëherë e gjithë çështja rrezikon të reduktohet në një lojë politike, ku palët “luajnë volejboll” me emra dhe procedura, ndërsa thelbi i korrupsionit mbetet i paprekur.
Në përfundim, Lubonja theksoi se Balluku nuk është një rast i izoluar, por simptomë e një sistemi, dhe se mënyra se si do të mbyllet kjo dosje do të tregojë nëse drejtësia shqiptare është reale apo thjesht një instrument në duart e pushtetit.