Koncesioni i laboratorëve në shëndetësi, një histori 10-vjeçare skandalesh, si u ndërtua “miniera e artë” e…

Data

Koncesioni i laboratorëve mjekësorë është një nga historitë më të errëta të tranzicionit shqiptar, ku shëndeti publik u shndërrua në mall tregu dhe buxheti i shtetit në arkë private. Nga ideja e prezantuar si reformë modernizuese, ky projekt u kthye në një kontratë 100 milionë euroshe, e mbuluar me dyshime, shkelje ligjore dhe abuzime.

Sipas një investigimi të bërë nga gazeta “SOT”, dokumentet tregojnë se që nga viti 2014, kur u hodh në tavolinë si një projekt “me standarde europiane”, rruga drejt firmosjes ishte e mbushur me paralajmërime, kundërshtime politike dhe raporte alarmuese nga institucionet. Megjithatë, qeveria e çoi deri në fund, duke i dorëzuar privatit laboratorët e 18 spitaleve kryesore të vendit. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Autoriteti i Konkurrencës kanë ngritur alarmin për shkelje dhe rrezik monopolesh, ndërsa SPAK vijon hetimet për korrupsion e shpërdorim detyre. Kostoja reale e kontratës po rezulton shumë më e lartë se premtimet, duke shtrydhur financat publike dhe duke sjellë kriza periodike në ofrimin e analizave bazë për pacientët.

Nga mungesa e transparencës tek presioni mbi buxhetin e spitaleve, koncesioni i laboratorëve është shndërruar në simbolin e PPP-ve që nuk shërbyen qytetarëve, por interesave të ngushta. Madje për shumë ekspertë, ky është “skandali i shekullit” në shëndetësi, ku çdo analizë mjekësore ka një çmim politik e financiar të fshehur. Historia e tij mbetet ende e hapur, pasi hetimet ligjore nuk kanë mbyllur kapitullin e përgjegjësisë

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related